Home POLITIKE Masa shtesë s...

Masa shtesë sigurie për Dumanin, avokat Ngjela thotë: Po qepen dosje të rëndësishme

11
0

Avokati Spartak Ngjela ka folur për kreun e SPAK-ut, Altin Dumanin pas lajmeve se ka kërcënime ndaj tij.

“Ne nuk kemi një të dhënë që ky është një akt që përfshin të gjithë SPAKU-un, kështu që do mendojmë që shërbimet kanë të dhëna të njerëzve të caktuar që mund të kenë krijuar skema për të eliminuar kreun e SPAK-ut”, tha Ngjela në një intervistë për Euronews Albania. Me tej avokat Ngjela shtoi se SPAK-u po qep dosje shumë të rëndësishme dhe ku priten arrestime VIP.

Përmes një komunikate për media SPAK pranon shtimin e masave të sigurisë për drejtuesin Dumani, ndërkohë që mohon lajmet se ai mund të jetë kërcënuar.

Sipas SPAK shtimi i masave të sigurisë është konform procedurave standarde.

“Nisur nga publikimet në media dhe interesi i lartë publik, informojmë se: Në zbatim të akteve ligjore dhe nënligjore Drejtuesi i Prokurorisë së Posacme mbrohet nga Garda e Republikës e cila bashkëpunon dhe koordinon veprimet me Policinë e Shtetit. Mbrojtja e Drejtuesit të Prokurorisë është konform procedurave standarde të miratuara”, thuhet në reagimin e SPAK.

Vetëm gjatë javëve të fundit, SPAK ka ndërmarrë një sërë operacionesh që kanë çuar në pranga persona të inkriminuar, zyrtarë ose jo, duke e vënë në shënjestër këtë institucion dhe të deklaratave politike.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit