Home Kronike Masakër në Fu...

Masakër në Fushë-Krujë, 3 viktimat u qëlluan me mbi 60 plumba. Dy viktima u dogjën brenda në makinë

1166
0

Një masakër si në Palermo të Italisë është ngjarja në autostradën në Fushë-Krujë, ku ka 3 viktima. Mjeti ndaj të cilit është qëlluar me armë zjarri dhe më pas ka shpërthyer në flakë.

Viktima e parë e identifikuar ishte Diklen Vata, 30 vjeç, nga Fushë Mamurrasi, i cili ka qenë në vendin e pasagjerit. Ai ka mundur të dalë nga automjeti, por me pas është qëlluar nga atentatorët, duke humbur jetën.

Besmir Hoxha dhe Brilant Martini mësohet, sipas mediave, se janë dy viktimat e tjerë të atentatit në Fushë-Krujë.

Ngjarja ndodhi mesditën e kësaj të diele, ku sipas raporteve nga vendngjarja është qëlluar mbi 60 herë me armë zjarri kallashnikov. Dyshohet se kemi të bëjmë për hakmarrje të grupeve kriminale.

Tre personat që ranë pre e atentatit mësohet se po udhëtonin nga Tirana në drejtim të Mamurrasit.

Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie, RENEA, por edhe drejtues të lartë të uniformave blu. Një automjet tip “Volkswagen Pasat” është gjetur në fshatin Larushk, i djegur. Dyshohet se është i atentatorëve.

Masakra me 3 të vrarë në Fushë-Krujë, Policia del me deklaratë zyrtare

“Në aksin rrugor Fushë Krujë-Thumanë, te mbikalimi i Fushë Krujës, dyshohet se në drejtim të një automjeti tip “Volsëagen Passat” është qëlluar me armë zjarri.

Si pasojë automjeti ka marrë flakë dhe janë djegur në automjet dy shtetas ende të pa identifikuar. Gjithashtu, nga të shtënat ka mbetur i vrarë dhe shtetasi D. V., 30 vjeç, nga Fushë Mamurrasi, i cili ka qenë pasagjer por ka mundur të dalë nga automjeti, dhe ka humbur jetën sapo ka dalë prej tij.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe forca të shumta Policie. Nga krehja e zonës, në Larushkë, është gjetur duke u djegur një automjet tip “Volsëagen Passat” që dyshohet se është i autorëve. Në brendësi të automjetit eshte konstatuar një armë zjarri automatike që dyshohet se është përdorur nga autori/ët për të kryer krimin.

Në ndihmë të Policisë vendore kanë shkuar grupe të FNSh Tiranë dhe janë ngritur pika kontrolli nga DVP Tiranë e Lezhë. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, po punon për identifikimin e dy shtetasve të djegur në automjet dhe për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, sekuestrimin e cdo prove të vlefshme që do ti shërbejë zbardhjes së ngjarjes dhe identifikimit të autorëve”, njofton policia.

Një nga viktimat në Fushë-Krujë me kokainë në çorape, zbulohet e shkuara kriminale

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit