Home Rajoni Masat ndaj Ko...

Masat ndaj Kosovës, nënkryetarja e PDK: Unë e di që Kurtit nuk i bëhet vonë

18
0

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka reaguar pas masave që ka ndërmarrë Bashkimi Evropian ndaj Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, Çitaku tha se Kosova sot është e përçarë nga brenda, dhe e sanksionuar nga aleatët dhe kjo ka ardhur nga rezultati i qeverisjes së Albin Kurtit.

“Vlerat monetare të humbura nga ky sanksionim janë pakrahasimisht më të vogla se dëmi që i është bërë kredibilitetit të Kosovës në arenën ndërkombëtare. Unë e di që Kurtit nuk i bëhet vonë as për MSA e as për IPA. Tek e fundit ai dhe VV nuk kanë votuar për ratifikimin e MSA në Kuvend. Por, Kosova nuk i takon një njeriu”, ka shkruar Çitaku.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit