Home Aktualitet Mashtrime kom...

Mashtrime kompjuterike, Policia: Kemi parandaluar disa raste me pasoja monetare

59
0

Shqipëria vijon që të jetë e sulmuar nga hakerat. Policia e Shtetit ka ripërsëritur thirrjen për të pasur kujdes për qytetarët të cilëve u kanë mbërritur në postën elektronike mesazhe me emër të drejtuesve të policisë që shoqëroheshin me mandat gjykate.

Përmes njoftimit, policia bën me dije se që pas njoftimit të djeshëm, është arritur parandalimi i pasojave të mëtejshme për qytetarët.

“Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike, dje, më datë 22.06.2023, është vënë në dijeni të një fushate mashtrimi nëpërmjet sistemeve kompjuterike e cila synonte persona fizikë dhe juridikë, pa dallime të caktuara, me qëllim marrjen e shumave të ndryshme monetare. Nga veprimet e shpejta të ndërmarra nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike, përsa i përket njoftimit të të gjithë qytetarëve dhe kontaktimit të çdo shtetasi apo subjekti të prekur nga kjo veprimtari kriminale, sot konstatojmë se kemi arritur të parandalojmë pasojat e mëtejshme, si dhe dëmet monetare për qytetarët”,-thuhet mes të tjerash në njoftimin e policisë.

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit