Home Aktualitet Mashtronte se...

Mashtronte se mund të parashikonte të ardhmen, arrestohet fallxhorja në Krujë

73
0

Një 43-vjeçare, e shpallur në kërkim për mashtrim, është vënë në prangat e policisë së Krujës. Blutë njoftojnë se është bërë i mundur ndalimi i Elena Muhaxhirit 43 vjeçe, banuese në Fushë Krujë.

Muhaxhiri mashtronte qytetarë të shumtë duke pretenduar se parashikonte të ardhmen.

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar këtë shtetase, me 2 vjet burgim, për veprën penale “Mashtrimi”, pasi ka përfituar para dhe sende me vlerë nga shtetas të ndryshëm. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Krujë/Vijon puna për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore.

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Krujë, operacioni policor i koduar “Streha”.

Vihet në pranga një shtetase që ishte shpallur në kërkim pasi ka përfituar para dhe sende me vlerë nga shtetas të ndryshëm, duke i mashtruar se mund t’i parashikonte të ardhmen.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në vijim të punës për lokalizimin, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, për vendndodhjen e një shtetaseje të shpallur në kërkim, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Streha”.

Si rezultat i këtij operacioni, në Fushë Krujë, u bë kapja dhe ndalimi i shtetases në kërkim Elena Muhaxhiri, 43 vjeçe, banuese në Fushë Krujë.

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar këtë shtetase, me 2 vjet burgim, për veprën penale “Mashtrimi”, pasi ka përfituar para dhe sende me vlerë nga shtetas të ndryshëm, duke i premtuar se mund t’i parashikonte të ardhmen.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit