Home Kultura Mati, kryeqen...

Mati, kryeqendra kombëtare e poezisë

66
0

Për të shtatin vit me radhë, Klubi Letrar “Pjetër Budi” Mat organizoi Festivalin Kombëtar të Poezisë “Muza Poetike Budiane”. Të pranishëm ishin dashamirë të fjalës poetike, shkrimtarë, poetë, artistë nga trojet shqiptare, brenda e jashtë kufinjve të Shqipërisë: nga Mati, Durrësi, Tirana, Shkodra, Kukësi, Dibra, Lezha, Fieri, Korça, Devolli, Prishtina, Gjakova, Prizreni, Podujeva, Deçani, Tetova, Kërçova, Gostivari, Suedia dhe Italia.

Pasi iu uroi mirëseardhje poetëve pjesëmarrës dhe falënderoi Shoqatën “Bashkimi i Përgjithshëm Vijues i Pensionistëve të Shqipërisë, personalish z. Faik Xhani, bashkë me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Fondin e Kombeve të Bashkuara për Popullsinë, si dhe partnerë të tjerë ndërkombëtarë, të cilët afruan mbështetje financiare, kryetari Hamdi Hysuka theksoi se ky festival bashkoi më të mirët e fjalës së bukur dhe arriti të përkrahë e motivojë krijuesit e të gjitha moshave.

Takimi letrar filloi me promovimin e dy librave të rinj, vëllimin me poezi “Hije ëndrre” i poetes matjane Adivije Hoxha, për të cilin foli z. Shpendi Topollaj, poet, shkrimtar e publicist dhe udhëpërshkrimin “Jehona e valëve të jetës”, e poetes Trandafile Molla (Baja). Për këtë botim special u lexua recensioni i kritikut e poetit Fatmir Neli. Vepra e poetes durrsake me banim në Novara të Italisë u çmua për pjekuri artistike, larmi tematike dhe elemente të tjerë publicistikë.

Më pas u mbajt takimi letrar “Muza Poetike Budiane”, në të cilin me poezitë e tyre u paraqitën autorët: Vladimir Muça, Adivije Hoxha, Bajram Canameti, Adile Baleta, Lulzim Hajdari, Monika Muzikanti, Rajmonda Qose, Setki Jashari, Rubjana Nika, Fatbardha Kaçi, Sokol Hoda, Ermal Lala, Bajramalí Selimi, Andris Lleskai, Kadri Tarelli, Shire Caka Kasapi, Faik Xhani, Merita Kuçi, Valbona Xhepi, Xheladin Mjeku, Shpendi Topollaj, Ajne Ibërhysaj, Kasam Shaqirvela, Valentina Kurti, Agim Bajrami, Adem Xheladini, Shefqet Merra, Haqif Heta, Trandafile Molla, Migena Arllati, Naim Aliaj, Ernest Marku, Berat Batiu, Mevlud Buci, Basir Bushkashi, Zyrafete Kryeziu, Odise Plaku, Ramë Oraca.

Pas deklamimit të poezive, juria e festivalit, ndau çmimet letrare. Çmimi i tretë për poezitë më të mira iu dha poetëve Zyrafete Kryeziu, Lulzim Hajdari dhe Mevlud Buci. Çmim të dytë merituan poetët Haqif Heta dhe Rajmonda Qose. Ndërsa Çmimin e parë “Muza Poetike Budiane” 2023 e fitoi poeti Shpendi Topollaj. Me votim të vetë poetëve konkurues “Çmimi i poetëve” iu dha znj. Migena Arllati. Çmimin Letrar “Pjetër Budi” e fitoi Ramë Oraca, ndërsa Çmimi “Zëri i ri poetik” ishte për poeten Rubjana Nika. Poetet Adivie Hoxha dhe Adile Baleta u vlerësuan me “Çmimi i karrierës”. Për herë të parë në këtë festival u nda Çmimi “Anëtar Nderi i Klubit Letrar “Pjetër Budi”, të cilin e meritoi prof. dr. Ejup Hajdini.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit