Home Uncategorized Maturantët të...

Maturantët të prirur drejt ekonomisë, mjekësisë, inxhinierisë dhe IT

8
0

Universitetet kanë përfunduar përzgjedhjen e maturantëve sipas kritereve dhe për të gjithë aplikuesit, kanë dalë degët fituese.

Në portalin U-Albania, duke klikuar te “Këndi i Maturantëve” dhe duke vendosur më pas ID e provimeve, listohen degët fituese ose jo fituese të aplikuesve.

Edhe këtë vit, interesimin më të lartë e kanë degët inxhinierike, të IT-së, mjekësisë si dhe të ekonomisë. Me një numër më të ulët interesimesh janë Universiteti i Sporteve dhe ai Bujqësor.

Interesimi është shtuar edhe për programet 2-vjeçare. Maturantët e shohin punësimin më të sigurt në këto plane studimi.

Më datë 2 shtator nisin regjistrimet për fituesit e raundit të parë, ndërsa maturantët e pakënaqur me renditjen e degëve duhet të presin lirimin e kuotave në raundet e tjera, sipas ecurisë së regjistrimeve.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit