Home Aktualitet Mbappe mund n...

Mbappe mund në “frymën e fundit” me një magji Realin, City shkatërron Sportingun (VIDEO)

249
0

PSG ka arritur një fitore në sekondat e fundit ndaj Real Madridit, duke hedhur një hap drejt kualifikimit. 1-0 u mbyll akti i parë në Paris, , edhe pse duhet pranuar se nuk dhuroi shumë emocione.

45 minutat e para ishin të mërzitshme, me të dyja skuadrat që studionin më shumë lojën e njëra-tjetrës. PSG ishte më dominues në fraksionin e dytë, ndërkohë që Reali vetëm mbrohej. Në minutën e 61-të, Mbappe pengohet në zonë dhe për arbitrin ishte penallti.

Nga pika e bardhë shkoi Lionel Messi, i cili do të ndalej nga një pritje e Courtois, pas një goditje të dobët nga argjentinasi.  Në fundin e duelit, kur të dyja skuadrat po shkonin drejt një barazimi. Kylian Mbappe dhuron spektakël brenda zonës duke shmangur dy mbrojtës të Realit dhe më pas e dërgon topin në fundin e rrjetës.

Manchester City e zgjidh që në duelin e parë çështjen e kualifikimit për në çerekfinale. Skuadra e Guardiolës shkatërroi Sportingun 5-0 në Portugali. Ishte një duel që skuadra angleze e zgjidhi që në fraksionin e parë. Mahrez hapi serinë  e golave, ndërkohë që më pas Bernardo Silva me dopietë dhe Phil Foden i dhanë një goditje të rëndë Sportingut. Në pjesën e dytë do të kishte kohë dhe për një gol të Sterling. Ndeshja e kthimit pritet të jetë thjeshtë një formalitet për City-in. /R.Lika-Koha Jonë/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit