Home Aktualitet Mbështetja me...

Mbështetja me naftë, ministrja Denaj: Synohet formalizim më i lartë i fermerëve

25
0

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj u shpreh sot se, “mbështetja me financim të drejtpërdrejtë të subvencionit të naftës është një komponent i rëndësishëm i Skemës Kombëtare, që minimizon kostot e fermerëve për punimet e mekanizuara në fermë”.

“Këtë vit nafta do të shpërndahet nëpërmjet pagesës në lekë për hektar, në llogarinë bankare të çdo fermeri aplikues, e përllogaritur në bazë të normativave të konsumit të naftës, për sipërfaqe më të mëdha se 1 hektar”, theksoi Denaj.

Kjo, nënvizoi ministrja, “do të realizohet gjatë gjithë vitit duke synuar edhe formalizim më të lartë të fermerëve në këtë Skemë”.

“Për herë të parë këtë vit kemi eliminuar tavanet e aplikimit. Fermerët me sipërfaqe më të mëdha se 10 hektarë, do të përfitojnë 50% të masës së financimit për çdo hektar mbi tavanin”, u shpreh Denaj në një reagim në rrjetet sociale.

Denaj theksoi se, “aplikuesit në grupimet e Bashkimit të Fermerëve, do të përfitojnë të parët dhe secili prej tyre do të marrë në llogari të veçantë masën e financimit në nivelin maksimal”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit