Home Rajoni Mbi 1000 të i...

Mbi 1000 të infektuar në Maqedoninë e Veriut dhe 15 të vdekur në 24 orët e fundit

25
0

Maqedonia e Veriut sot ka regjistruar 1,197 raste të reja me koronavirus dhe 15 të vdekur, shifër kjo më e larta në tetë muajt e fundit.

Sipas raportit të Ministrisë së Shëndetësisë, viktimat janë 4 në Shkup, 3 në Manastir, nga 2 në Ohër dhe Vallandovë, ndërsa nga 1 në Prilep, Veles, Gjevgjeli dhe Negotinë.

Numri më i madh i të infektuarve është regjistruar në Shkup, gjithsej 766 raste të reja. Të dhënat e bazohen në testimin e 7,483 mostrave në laboratorët shtetëror dhe privat të Maqedonisë së Veriut.

Instituti i Shëndetit Publik bëri të ditur se me shifrat e ditës së sotme, numri i rasteve aktive është rritur në 5,667 persona nga 227,000 persona të diagnostikuar me COVID-19 që nga fillimi i pandemisë. Deri më tani jetën e kanë humbur 7,996 persona.

Drejtuesit e institucioneve shëndetësore gjendjen epidemiologjike e kanë vlerësuar të stabilizuar përkundër rritjes së rasteve në dy ditët e fundit.

Ministria e Shëndetësisë edhe sot ka bërë thirrje për zbatimin e masave kundër pandemisë, tani në prag të festave të Krishtlindjeve Ortodokse. Veç kësaj, dikasteri i shëndetësisë ka apeluar për vaksinim, që mbetet në nivele të ulëta.

Në Maqedoninë e Veriut aktualisht me nga dy doza është vaksinuar rreth 39 për qind e popullsisë, apo mbi 810,000 persona.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit