Home Forum Mbi fajësimin...

Mbi fajësimin kolektiv që Balla i bën policëve me SKY

24
0

Nga Ylli Manjani

Mbi fajësimin kolektiv që Taulant Balla i bën policëve me SKY. (Nga biseda informale me një punonjës policie, i cili më kërkoi një opinion mbi këtë deklarim të ministrit). Ajo që mendoj për deklaratën absurde të ministrit të brendshëm, i cili shpall “fajtor” apriori cilindo që ka patur një mjet alternativ komunikimi, është kjo:

Së pari, fajësia në një sistem demokratik është çështje gjykimi mbi fakte dhe prova dhe jo hamendësime. Ky gjykim ndodh në një sallë gjyqi në në proces të rregullt gjyqsor. Gjykimi jashtëgjysor dhe ca më tepër shpallja fajtor nga figura politike apo mediatike është karakteristikë e rregjimeve autokratike.

Asnjë lidhje nuk ka me demokracinë.Çështja ke patur apo jo një aparat SKY, është çështje fakti jo hamendësimi. Dmth pasja, mbajtja dhe përdorimi i një aparati komunikues provohet ose duke ja zënë dikujt në flagrancë, ose nëpërmjet kontratës së abonimit me kompaninë që ofron shërbimin.

Çdo llogjikë tjetër është hamendësim. Ky i fundit kurrë nuk është provë. Maksimumi bëhet indicie për hetime të tjera…Cili ligj ndalon mbajtjen dhe përdorimin e aparateve apo platformave alternative, përveç rrjetit GSM? Unë nuk di ndonjë ligj të tillë. Atëhere përse është kriminale mbajtja e tyre?

Fakti i supozuar që aparatet Sky apo edhe platformat e tjera si Viber, Whatsapp, Signal,BBM, telegram etj i përdor krimi, do të thotë që çdo përdorues i tyre është kriminel? Ç’a llogjike është kjo, përveç se bolshevike ku bëhet “moral” çdo budallëk që thotë partia?! Ministri vetë i përdor këto platforma paralele, por nuk kemi të drejtë ta prezumojmë kriminel.

Çdo me thënë kjo? Askush nuk mund të gjykohet pse mban aparate komunikimi dhe komunikon me to. Gjykimi penal bëhet për veprimet dhe mosveprimet e paligjshme me pasojë kriminale. Që do të thotë duhet provuar ajo që krimineli ka bërë dhe jo ajo që ka thënë për veten apo të tjerët për të.

Ky është standardi dhe jo, “të doli përgjimi dhe hajt në burg”. Punonjësi i policisë që mund të ketë patur aparat SKY, mund të jetë nën dyshime për veprimtari kriminale, por kurrsesi fajtor vetëm pse thuhet se ka patur aparat.

Detyra e institucioneve të hetimit të pavarur, absolutisht jo e ministrit, është pikërisht kjo, faktimi që ka patur apo jo aparat dhe faktimi i ngjarjeve të supuzuara kriminale. Asnjë provë nuk mund të qëndrojë e vetme me vlerë të paracaktuar. Duhen kompleks provash, pra daj duhen hetime profesionale e jo gjykime të thjeshta politike e populiste. Pa fakte nuk ka faj. Të paktën jo në sistemin demokratik. Ja kaq i thashë punonjësit të policisë, pavarësisht qëllimeve që mund të ketë patur kur e çeli bisedën me mua.

Ky arsyetim në fakt vlen për të gjithë, edhe për politikanët që kanë përdorur e përdorin mjete alternative komunikimi. Askush ska përse të paragjykohet.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit