Home Aktualitet Mbledh kanaçe...

Mbledh kanaçe, por del milionere. Vangjeli: Dy pyetjet që ngrihen nga rasti i Merita Hajdarit

96
0

Gazetari Lorenc Vangjeli, tha se denoncimi i Merita Hajdarit për përfshirjen pa dijeninë e saj në skemën milionaeuroshe të inceneratorëve, ngre disa pikëpyetje.

Në emisionin “Të Paekspozuarit”, Vangjeli tha se dy prej pyetjeve më të rëndësishme janë: si u kryen procedurat e regjistrimit të biznesve në emër të këtyre personave pa zgjuar reagimin e institucioneve përkatëse dhe ku kanë përfunduar paratë që janë disbursuar duke përdorur emrin e njeërzve që as nuk e dinë se çfarë janë inceneratorët.

”Zonja bëri pyetjen themelore, pjesë e skajit të fundi të segmentit, ndërsa në krahun tjetër njerëz të pasur e të pandershëm. Zonjën Merita e kemi këtu ndërsa pjesën tjetër të segmentit nuk e njohim. Në atë mënyrën e saj, ajo vuri detyrë për sistemin e drejtësisë me një pyetje të thjeshtë: kush e ka bërë? Po merremi me personazhe tragjikë dhe ekzotikë, por që i bashkon pafajësia.

Fati i zgjodhi që të jenë pjesë e këtij segmenti. Në këtë moment na lindin dy pyetje: Cilat janë hapësirat që lejuan të ndodhte një situatë e tillë? Për të hapur një NIPT, një 95-vjeçar nuk mund ta bëjë. Një personazh si zonja nuk mundet të hapë një biznes sepse ngrihet flamuri i kuq. Kush e grisi flamurin e kuq? Pyetja tjetër është ku kanë përfunduar paratë që do të duhej të shpërndaheshin nga shteti në forma të ndryshme, edhe duke rritur pensionin e zonjës”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit