Home ShowBiz Mbretëresha R...

Mbretëresha Rania e zemëruar me SHBA-në: Po lejohen vuajtjet në Gaza!

36
0

Mbretëresha Rania e Jordanisë, thotë se liderët perëndimorë po mbajnë një standard të dyfishtë, duke mos dënuar vdekjet e civilëve në Gaza, teksa lufta e Izraelit ndaj Hamasit kërcënonte destabilizojë marrëdhëniet mes SHBA dhe udhëheqësve arabë.

Në një intervistë për Christiane Amaunpur të CNN, ajo tha se ishin të tronditur dhe zhgënjyer nga reagimi i botës ndaj katastrofës në Gaza.

“Jemi thjesht të tronditur dhe zhgënjyer mbi reagimin e botës ndaj kësaj katastrofe. Gjatë javëve të fundit kemi parë njëlloj standardi të dyfishtë. Kur 7 tetori ndodhi bota reagoi menjëherë duke u rreshtuar në krah të Izraelit por tani përballë asaj që po ndodh në Gaza, po shohim botën të heshtë”,-tha ajo.

Të dhënat e fundit flasin për rreth 6 mijë qytetarë të vrarë përfshirë mbi 200 fëmijë e gjithashtu 35 punonjës të OKB.

“Kjo është hera e parë në historinë moderne që ka kaq shumë vuajtje njerëzore dhe bota as nuk po bën thirrje për armëpushim. Si nënë, shoh me dhimbje teksa nënat palestineze duhet të shkruajnë emrat e fëmijëve të tyre nëpër duar, pasi mundësitë që të vdesin nga bombardimet janë të larta”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Showbizi

Më shumë nga Showbiz

Lajmet e Fundit

Te Fundit