Home Sporti Mbrojtësi i K...

Mbrojtësi i Kombëtares me këmbë të mbarë, Eneo Bitri shënon në Poloni

82
0

Mbrojtësi i Kombëtares, Eneo Bitri ka shënuar golin e parë me skuadrën e Cracovia në Poloni. 27-vjeçari u bashkua me polakët në merkaton e dimrit nga Valarenga (Norvegji), me Cracovia që ka të drejtën e blerjes në fundin e sezonit për 450 mijë euro.

Në sfidën e raundit të 25-të në elitën e futbollit polak, barazuar 2-2 kundër Widzew Lods, beratasi ka shënuar emrin në listë e goleadorëve.

Vetëm pas dhjetë minutash Bitri ka kërcyer mbi të gjithë dhe ka realizuar me kokë golin e parë të ndeshjes, me duelin që në fund u mbyll barazim.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit