Home Sporti Mbrojtja e In...

Mbrojtja e Interit është kthyer në “bunker”, vetëm Rui Patricio rivalizon Handanovic

54
0

Sulmin më të mirë e ka pasur thuajse gjithmonë në sezonet e fundit, por Interi është kthyer që të ketë edhe mbrojtjen më hermetike, duke anashkaluar Napolin. Corriere dello Sport duke analizuar momentin e zikaltërve, evidenton ndeshjet pa pësuar gol. Jo çuditërisht, në 6 javët e fundit të kampionatit, 4 janë pa pësuar asnjë gol, ndërkohë që bëhen 8 në të gjitha kompeticionet.

Sfidë në distancë mes numrave një – Handanovic, pavarësisht një sezoni me dritë hije, në 31 javë kampionat nuk ka pësuar asnjë gol në 14 ndeshje, duke arritur thuajse 50 për qind të dueleve. Edhe Milani në fakt ka një statistikë të ngjashme për ndeshjet pa pësuar gol, por në portë nuk ka qenë vetëm Maignan, por edhe Tatarusanu për ta zëvendësuar kur ishte i dëmtuar. Nga portierët e Seria A, i vetmi që i afrohet Handanovic, është portieri i Romës, Rui Patricio, i cili ka dalë i pamposhtur në 13 ndeshje. /R.Lika-Koha Jonë/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit