Home Aktualitet Mbyllet raund...

Mbyllet raundi i dytë i takimit Kurti-Vuçiç në Bruksel

83
0

Ka përfunduar rundi i dytë i bisedimeve trepalëshe midis liderëve të Kosovës dhe Serbisë, Albin Kurti dhe Aleksandar Vuçiç në Bruksel, kjo me ndërmjetësimin e përfaqësuesve të Bashkimit Evropian. Pas raundit të parë, shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell dhe i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, kanë biseduar veçmas me Kurtin dhe Vuçiçin.

Presidenti i Serbisë u largua nga ndërtesa e BE-së pa iu drejtuar mediave, ndërsa shefi i Zyrës së Qeverisë së Serbisë për Kosovën, Petar Petkoviç, u tha gazetarëve se Vuçiç do të qëndrojë në Bruksel edhe për një kohë dhe se do t’i drejtohet publikut të premten, më 19 gusht.

Kjo ishte hera e parë që brenda një dite u mbajtën dy takime trepalëshe në kuadër të dialogut për normalizimin e raporteve midis Prishtinës dhe Beogradit. Raundi i parë i takimit trepalësh u mbajt pak pas orës 10:30, dhe ky raund u pasua me takime të ndara të delegacioneve me zyrtarët e BE-së.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit