Home Aktualitet Më 1 korrik m...

Më 1 korrik mbaron zbatimi i hartës gjyqësore, Llagami: Do të ngremë grup pune, na mbështet KE

58
0

Më 1 korrik mbaron zbatimi i hartës së re gjyqësore e cila ka filluar të japë rezultate pozitive dhe Këshilli i Lartë Gjyqësor shprehet optimist. Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Naureda Llagami thotë se puna në sistemin gjyqësor me aplikimin e hartës së re nuk ka shkaktuar vonesa në gjykimin e dosjeve.

“Nuk është shtyrë asnjë seancë gjyqësore për shkak të mosmarrjes së masave. Seancat kanë vijuar në normalitet. Sfida tjetër e ardhshme është zbatimi i fazës së tretë që prek gjykatat administrative. Do të grupohen gjykatat administrative në dy gjykata. Do të kemi një gjykatë të shkallës së parë në Tiranë dhe Lushnje.

Kemi bërë të mund që të marrim masat në advans të kohës që të krijohet gjithë komoditeti për qytetarët. Në këto 3-4 muaj të zbatimit të hartës, nuk kemi pasur problematika të zvarritjes së gjykimit apo të dosjeve. Kjo tregon se fazën e parë të vështirësive e kemi kaluar. Shpresoj që edhe me fazën e tretë do kalohet dhe do të kemi një sukses”,-tha Llagami në një prononcim për median sot paradite pas ceremonisë së betimit të magjistratëve.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit