Home Sporti Më i shtrenjt...

Më i shtrenjtë se Lukaku, Broja tashmë kushton 70 milionë euro

201
0

Armando Broja po kalon një sezon të jashtëzakonshëm te skuadra e Southamptoni. Futbollisti që është në pronësi të Chelsea-t, ka arritur që të lërë gjurmë në Premier League dhe jo vetëm.

9 gola mes kampionatit, Kupës së Ligës dhe FA Cup në 27 ndeshje për 20-vjeçarin e talentuar, statistika që kanë tërhequr vëmendjen e klubeve të ndryshme.

Chelsea ka marrë disa oferta për Brojën, por ka një kusht për ta lënë të lirë: sulmuesi do të shitet vetëm nëse vjen një ofertë 70 milionë euro, disa milionë më shumë sesa kushton sot Romelu Lukaku (45-50 milionë euro).

Trajneri Thomas Tuchel e vlerëson shumë djaloshin nga Malësia e Madhe, por e ardhmja e tij do të varet edhe nga pronarët e rinj që pritet të blejnë klubin e nxjerrë në shitje nga Abramovich. Me këtë shifër ai do të bëhej lojtari më i shtrenjtë në historinë e futbollistëve shqiptarë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit