Home Sporti Më i shtrenjt...

Më i shtrenjti në histori, Gvardiol gjithnjë e më pranë Manchester City-it

17
0

Mbrojtësi Josko Gvardiol është një hap larg Manchester Cityt. Daily Telegraph raporton se qendërmbrojtësi kroat është shumë pranë transferimit në ekipin e Guardiolës.

Gvardiol vjen pas një sezoni mjaft të mirë te Leipzig ku shënoi 3 gola në 41 ndeshje, ndërkohë që spikati me Kroacinë në Kupën e Botës. Shifra e transferimit të tij në Etihad Stadium do të jetë rreth 100 milionë euro.

Lajmi është konfirmuar së fundmi dhe nga drejtori i Leipzig, Max Eberl: “ Gvardiol dhe agjentët e ij na kanë bërë të ditur dëshirën e lojtarit për të kaluar te Manchester City. Jemi në bisedime me klubin. Me 100 milionë euro plus bonuse, ai mund të përfundojë në duart e Guardiolës. Operacioni do e bëjë Gvardiol mbrojtësin më të shtrenjtë në histori”. /R.Lika-Koha Jonë/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit