Home POLITIKE Me letra ësht...

Me letra është Basha, Celibashi: Në perceptimin tim Berisha është kryetar i PD

447
0

Edhe kryekomisioneri Qendror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi nuk e ndan 100% se kush është kryetar i Partisë Demokratike. Ai tha sot gjatë mbledhjes në KQZ, se të drejtën për të kërkuar regjistrimin e PD-së si subjekt zgjedhor e ka Lulzim Basha, pasi ai figuron kryetar i PD-së në pikëpamje të ligjit. Por Celibashi foli edhe si individ. Ai tha se në perceptimin e tij, Sali Berisha është kryetar i Partisë Demokratike.

Pjesa për Bashën: ”Unë mund ta pranoj që Berisha është kryetar i PD-së, por nuk ndryshon asgjë në përputhje me ligjin pasi duhet të marr në konsideratë një dokument zyrtar të gjykatës. Të drejtën për të regjistruar PD-në, bazuar në dokumentet zyrtare që i janë vënë KQZ-së e ka Lulzim Basha. Ai figuron kryetar i PD-së”.

Pjesa për Berishën: ”Unë mund ta pranoj se në perceptimin tim Berisha është kryetar i PD, por kjo nuk ndryshon në përputhje me ligjin se do duhet të marr në referim atë që një dokument zyrtar, i ngarkuar me ligjin tregon një fakt të ndryshëm të cilin unë dhe dikush tjetër e percepton”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit