Home Aktualitet Media greke &...

Media greke ”Ekathimerini”: Shqipëria, destinacioni i preferuar i italianëve dhe grekëve

24
0

Përveç mediave italiane për dyndjen e pushuesve të shtetit fqinj drejt vendit tonë po shkruajnë edhe mediat greke.

Nën titullin “Shqipëria , e njohur për turistët grekë dhe italianë” media e radhës Ekathimerini shkruan se mes turistëve italianë dhe evropianë, ka edhe pushues grekë, që po mbushin plazhet shqiptare, duke përfituar nga kostoja e ulët e transportit dhe e akomodimit.

Media greke thekson se në vitin 1997 ishin shqiptarët ata që shkonin drejt Italisë për t’i shpëtuar varfërisë, paqëndrushmërisë politike por edhe krimit duke mbushur varkat e drejtuara drejt vendit përtej Adriatikut.

Këtë herë janë anijet e mbushura me udhëtarë italianë që po mbushin brigjet e rivierës shqiptare dhe jo vetëm. Turistët italianë duket se preferojnë gjithnjë e më shumë Shqipërinë në vend që të bëjnë pushime në vendin e tyre të cilat janë ulur nga 20% në 30% gjatë katër muajve të parë të 2023.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit