Home Aktualitet Megaoperacion...

Megaoperacion antidroge në Itali, Holandë e Belgjikë, në pranga 38 trafikantë, mes tyre edhe shqiptarë

61
0

Një megaoperacion që u zhvillua mëngjesin e djeshëm mes Italisë, Belgjikës e Holandës prangosi 38 persona të cilët ishin pjesë e bandës së drogës.

Operacioni u zhvillua midis provincave të Trentos, Brescias, Vicenzës, Mantuas, Pratos dhe Barit, si dhe në Belgjikë dhe Holandë nga Karabinierët e Komandës Provinciale të Trentos, me bashkëpunimin e departamenteve kompetente territoriale dhe forcave të huaja policore, thuhet në shkrimin e botuar nga Ansa.

Mes të arrestuarve ishin 15 marokenë, 8 shqiptarë, 3 tunizianë, 1 algjerian, 1 kosovar dhe 10 italianë. Ata akuzohen se ishin pjesë e një rrjeti që synonte trafikimin ndërkombëtar dhe tregtimin e drogës. Pas arrestimit të tyre u kryen kontrolle në shtëpi, të cilat bënë të mundur gjetjen dhe sekuestrimin e gjithsej 1 kg kokainë, 160 gram hashash, 32.000 euro cash dhe një orë luksoze.

Hetimi i nisur në maj 2020 nga Karabinierët e Njësisë Hetimore të Trentos, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit, bëri të mundur identifikimin dhe çmontimin e dy organizatave të veçanta kriminale të dedikuara për tregtimin dhe trafikun e drogës.

Shoqata e parë, e përbërë kryesisht nga shtetas shqiptarë të vendosur në Trentino, furnizonte shumë pushues në zonë me heroinë, por edhe kokainë, hashash dhe marihuanë.

Heroina vinte nga zona e Milanos dhe i rishpërndahej në sasi të mëdha tregtarëve tunizianë të drogës që operonin me pakicë në Trento, ndërsa kokaina blihej nga furnitorët në Campania dhe transportohej në Trento çdo javë. Veprimtaria hetimore, e cila u shtri edhe në provincat Brescia dhe Vicenza, gjatë zhvillimit të saj bëri të mundur arrestimin në flagrancë të 11 personave dhe sekuestrimin e 23 kilogramë kokainë, një kilogram heroinë dhe një kilogram e gjysmë marijuanë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit