Home Aktualitet Megaoperacion...

Megaoperacioni ”Tempulli”, Sandër Lleshaj: Si t’i presësh thonjtë krimit, të arrestuarit zëvendësohen brenda ditës

13
0

Për ish-ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj, megaoperacioni ”Tempulli” ka goditur hallkën e fundit të zinxhirit, të cilët sipas tij zëvendësohen menjëherë. Për të ky operacion është si t’i presësh thonjtë krimit. Lleshaj përgëzoi policinë, por theksoi se ky nuk është një rezultat final, që të na çojë në një rezultat të prekshëm dhe të fortë.

”E përshëndes policisë për operacionin tregon një vullnet të policisë për ta goditur. Ka një mesazh, rëndësi ka rezultati. Duhet përshëndetur. Kjo është hallka e fundit e zinxhirit, është hallka e rrugës e cila zëvendësohet brenda ditës, janë ushtar që zëvendësohen. Policisë i kam pas thënë se të bësh goditje në këtë nivel është ti presësh thonjtë krimit. Duhet të pritet koka.

Është e rëndësishme dhe meriton përgëzim dhe inkurajim. Nuk është një rezultat final, që meriton komplimente ekstreme, është periferike e goditjes. Duhet të nxjerrim mësime, duhet të na japë dhe një mesazh tjetër. Janë dhe konsumatorët. Kemi një përhapje të madhe të konsumimit të drogës.

Shqipëria ka nevojë për goditjen financave të krimit. Targeti numër 1 i policisë duhet të jetë të goditen financat e krimit. Do fusim 200 në burg sot, por gjatë kohës që janë në burg do të aktivizohen të tjerë. S’kemi kapacitete të infiltrojmë agjentë të fshehtë droge, por kemi mundësinë të kapim produktet që rriten këtu”,-tha Lleshaj.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit