Home Aktualitet “Merrni rroba...

“Merrni rrobat, dilni jashtë se do të fusim afganë”, studentët nxirren nga godinat e ”Qytetit Studenti”

50
0

Sudentët që jetojnë në godinat nr.2 dhe nr.4 te ”Qytetit Studenti”, thonë se nga administratorët e konvikteve të tyre u kanë thënë se duhet të lirojnë dhomat për afganët që do të vijnë në Shqipëri. “Na kanë thënë të marrim rrobat të lirojmë dhomën se do të strehohen afganët që do të vijnë në Shqipëri”, thotë për ”Fax Web” një student.

Pjesë nga biseda

Gazetarja e FaxNews: Përshëndetje jam e interesuar për të ditur nëse ka vende për tu futur në konvikt, jo për vete por për një të afërmin tim që jeton jashtë.

Përgjegjësja e konviktit: Jo për momentin jo, se jemi duke akomoduar studentët që kemi këtu se kemi një emergjencë.

Gazetarja: Ne dëgjuam se do vinin këta afganët të strehoheshin këtu, është e vërtetë?

Përgjegjësja e konviktit: Po, dy javë do të rrinë këtu.

Gazetarja: Do rrinë dy javë?

Përgjegjësja: Po.

Gazetarja: Në të gjithë konviktet?

Përgjegjësja e konviktit: Jo në të gjithë konviktet, por janë disa godina që po i zbarazim tani dhe po i akomodojmë te godinat e tjera.

Gazetarja: Për dy javë, pastaj do ikin?

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit