Home Aktualitet Mësuesi i dhu...

Mësuesi i dhunuar përfundon në burg, akuzohet për ngacmim seksual. Pezullohet nga puna

86
0

Kleanth Laçi u dhunua barbarisht pak ditë më parë, por mëngjesin e sotëm është mësuesi i fizkulturës në Tepelenë është arrestuar. Ndaj tij rëndon ajo e ngacmimit seksual ndaj dy vajzave të mitura, të cilat mësonin në shkollën 9 vjeçare ku 59-vjeçari jepte mësim.

Gjithashtu i ndaluar në polici ndodhet edhe 29-vjeçari A.G i cili ditën e djeshme u dorëzua në polici duke pranuar se kishte dhunuar Kleanth Laçin pasi ky i fundit i kishte ngacmuar seksualisht motrën e tij të mitur.

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi thotë se Zyra Arsimore e Tepelenës ka pezulluar nga puna Kleanth Laçin, deri në përfundimin e plotë të hetimeve. “Besojmë fort se organet e drejtësisë do ta zbardhin shumë shpejt të vërtetën e kësaj ngjarjeje dhe do të marrin vendimet e duhura ligjore. Siç e kemi bërë të ditur edhe më parë, qëndrimi ynë për këto raste është i prerë dhe nëse vërtetohet fajësia, krahas dënimit nga organet e drejtësisë, personat përgjegjës përjashtohen përgjithmonë nga sistemi arsimor”,-shkruan ministrja e Arsimit.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Ben Blushi: ALICE TAYLOR

0

Lajmet e Fundit

Te Fundit

Ben Blushi: ALICE TAYLOR

0