Home Aktualitet Meta dhe Beri...

Meta dhe Berisha në krizë? Minxhozi: S’ka komunikim publik normal mes tyre. Janë dyshe humbëse

51
0

Dyshja e koalicionit “Bashkë Fitojmë” duket se po përjeton një krizë të thellë në raportin e tyre politik. Analisti politik Skënder Minxhozi tha në ”ABC News”, se Ilir Meta ka kohë që nuk artikulon asnjë ide në publik dhe nuk mbështet tezat politike, të cilat përpiqet t’i shtrojë Berisha përmes daljeve publike.

“Çifti Meta nuk është më aktiv me sa duket. Ilir Meta ka disa javë që nuk hedh asnjë tezë politike në treg, që nuk mbron asnjë ide, që nuk përpiqet të paktën që as të motivojë pjesën e elektoratit të tij, të cilin duhet ta mbajë gjallë politikisht po themi. Nuk ka komunikim publik normal dhe të shpeshtë me Berishën siç do duhet të ishte, që nuk i del përkrah tezave të Berishës kur bën betejat e tij vetmitare dhe e ka lënë vetëm. Duke i mënjanuar, sidomos edhe në raportin e Berishës me amerikanët dhe duket e Meta ka një qasje shumë më ndryshe, dhe shumë më të kujdesshme se doktori, dhe një ndër arsye e krizës është kjo”, theksoi ai.

Sipas Minxhozit, Meta e ka kuptuar tashmë se me Berishën nuk merr rezultat pozitiv në zgjedhje. “E dyta, është se Meta e kuptuar tashmë se kjo dyshe është dyshe e pafat që mund të sjellë në zgjedhje dikur opozitën e sotme. Zgjedhjet e majit i provuan edhe Metës, në fakt të dyve, se ata janë një dyshe humbëse”, theksoi Minxhozi.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit