Home Aktualitet Meta: Jemi or...

Meta: Jemi ortek i pandalshëm. Plani i Këlliçit ka mërzitur oligarkët

44
0

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta iu ka bërë thirrje qytetarëve, sidomos të rinjve, që të bëhen pjesë e misionit për të dhuruar gjak, ndërsa u ndal dhe te zhvillimet politike. Pas dha vetë gjak, Meta iu bëri thirrje qytetarëve që t’i besojnë kandidaturës së Këlliçit për kryetar bashkie, ndërsa theksoi se plani i tij sjell shumë të mira.

“Mendoj se është detyrë e të gjithëve ne që plotësojmë kriteret për të dhuruar gjak. Qindra mijëra bashkëqytetarë të tanët që vuajnë nga talasemia kanë nevojë për gjak. Ju ftoj të gjithë të rinjtë e Shqipërisë të dhurojnë gjak dhe të bëhen vullnetarë në mënyrë të përhershme, përpos se është akt human dhe fisnik është dhe i shëndetshëm.

Koalicioni Bashkë Fitojmë është një ortek i pandalshëm. Është realizuar në një plan fantastik me kandidatët tanë. Kemi Belind Këlliçin që ka plan për uljen taksave që do të përfitojë bizneset dhee sipërmarrësit. Përfitojnë vetëm qytetarët, të vetmit që s’janë të kënaqur janë oligarkët. Ne kemi qëllim të fitojmë qytetarët shqiptarë në mënyrë që të mos na largohen nga vendi.

Dje dhe sot në Laprakë ka një entuziazëm të paparë për planin e Këlliçit, për transport falas dhe uljen e taksave. Janë plane jo vetëm realistë por edhe shpresëdhënëse.”, tha Meta.

Sakaq, Meta u pyet se si e sheh kandidaturën e Bejkos për Bashkinë Tiranë.

“Kandidatura e Belos për Tiranën, se kështu i thërrasim është fantastike”, u përgjigj Meta.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit