Home Aktualitet Meta pret të ...

Meta pret të dërguarin e Rumanisë për Ballkanin Perëndimor: Sulmi terr*rist cënon sigurinë e rajonit

34
0

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka pritur këtë të premte të dërguarin e posaçëm të Rumanisë për Ballkanin Perëndimor, ambasadorin Adrian Davidoiu dhe ambasadorin e Rumanisë në Shqipëri, Octavian Serban. Meta tregon përmes një postimi në Facebook, se temë e bisedës ka qenë edhe situata në Veriun e Kosovës, ku për të po cënohet siguria e rajonit. ”I shpreha të dërguarit special Davidoiu rëndësinë e vendosjes së kufjve të qartë nga Bashkimi Europian, ndaj kujtdo, që si në rastin e sulmit terrorist në Veriun e Kosovës, cënon sigurinë, stabilitetin dhe paqen në rajonin tonë”,-shkruan Meta.

Postimi i plotë

Kënaqësi të prisja sot të dërguarin e posaçëm të Rumanisë për Ballkanin Perëndimor, Ambasadorin Adrian Davidoiu dhe Ambasadorin e Rumanisë në Shqipëri, z. Octavian Serban.

Ndamë shqetësimin për situatën shumë të rënduar në Veri të Kosovës dhe nevojën jetike për vazhdimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë të ndërmjetësuar nga BE, e të mbështetur nga SHBA, si edhe për firmosjen e implementimin e marrëveshjes së Brukselit dhe aneksit të Ohrit, si garanci për paqen e qëndrueshme mes dy shteteve.

I shpreha të dërguarit special Davidoiu rëndësinë e vendosjes së kufjve të qartë nga Bashkimi Europian, ndaj kujtdo, që si në rastin e sulmit terrorist në Veriun e Kosovës, cënon sigurinë, stabilitetin dhe paqen në rajonin tonë.

Rritja e bashkëveprimit të Rumanisë me Ballkanin Perëndimor është e mirëpritur dhe ne ndamë vlerësime mbi zhvillimet rajonale, me një fokus të veçantë tek ritmi i proceseve integruese të rajonit në Bashkimin Europian.

Partia e Lirisë do të vijojë të jetë promotore e integrimit sa më të shpejtë të Shqipërisë në familjen europiane, ndaj i shpreha gadishmërinë përfaqësuesve të Rumanisë, për një bashkëpunim të vazhdueshëm në funksion të forcimit të shtetit të së drejtës në Shqipëri dhe marrëdhënieve mes dy vendeve tona.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit