Home Aktualitet Meteorologia ...

Meteorologia tregon se kur nuk do të ketë më ngrica dhe acar në Shqipëri

357
0

Sipas parashikimit të përgjithshëm të Anira Gjonit, meteorologes nga Instituti i Gjeoshkencave, dita e nesërme do të ketë reshje bore në qarkun e Kukësit. E hëna ishte dita më e ftohtë e javës, por gjatë muajit Shkurt do të ketë një rritje graduale të temperaturave dhe ngrica e acari nuk do të jenë më prezentë.

Rudina Magjistari: Gjatë kësaj jave, e hëna paska qenë dita më e ftohtë, mund të themi që do të vijnë duke u ngritur pak nga pak?

Anira Gjoni: Duke filluar nga dita e enjte do të kemi një ngritje të lehtë të temperaturave me 2-3 gradë dhe gradualisht do vazhdojnë deri javën tjetër derisa të kalojnë mbi 0, flasim për minimalen.

Për sa i përket ditës së nesërme, pritet të ketë reshje dëbore në verilindje të vendit, kryesisht në qarkun e Kukësit, në zonat malore deri në 800 metër lartësi. Sa i përket temperaturave për ditën e nesërme, presim që në bregdet minimalet të jenë 1 gradë, maksimalet 8 gradë, në vendet e ulëta -3 dhe ato maksimale -8 gradë dhe në vendet malore -10 deri në -4. Shqetësuese temperaturat e ulëta do të ngelen për zonat malore.

Rudina Magjistari: Sa i përket javës pasuese, java tjetër e Shkurtit si do të jetë?

Anira Gjoni: Java tjetër pritet që temperaturat të ngrihen dhe të mos kemi më ngrica dhe acar, çka do të thotë se do të jetë e zakonshme për muajin e Shkurtit.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit