Home ShowBiz “Mezi pres të...

“Mezi pres të bëj një fëmijë”, Roza Lati flet për abortin: Mami më ka mbështetur, por e mori vesh pasi kisha marrë vendimin

33
0

Moderatorja Roza Lati ka rrëfyer me banorët në shtëpinë e ”Big Brother Albania Vip 3” për një ngjarje të rëndë që i ka ndodhur vitin që la pas. Ajo tregoi se kishte abortuar, pasi partneri që kishte mbetur shtatzënë, nuk mund t’i ofronte një familje.

“Unë zgjedh familjen, zgjedh Vitin e Ri me familjen, nuk doja që fëmija im të kishte fëmijërinë që kam pasur unë, jam rritur vetëm nga nëna. Për një fëmijë figura e babait nuk zëvendësohet kurrë”, rrëfeu Roza.

“Mami më ka qëndruar afër gjithmonë. Ajo është shoqja ime e ngushtë, por pasi unë e kisha marrë vendimin, sepse ajo mezi pret që unë ta bëj një bebe. Edhe unë, por dua më shumë se kaq, dua familjen. Pasi e mora vendimin, kalova një moment të keq me veten, kam rrahur veten time. Mora një shoqe në telefon dhe i thash eja se jam keq, por më tha nuk vij dot se më dhëmb dhëmballa, por ma tha a e more rrogën. Se i kisha premtuar që do i jepja ca lekë. Dhe thyerja ime në 2023 ka qenë në shumë anë. Rita e di çfarë kam kaluar”, u shpreh ajo.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Showbizi

Më shumë nga Showbiz

Lajmet e Fundit

Te Fundit