Home Aktualitet Michel: Takim...

Michel: Takime joformale në Spanjë për situatën në Kosovë. Shpresoj që liderët e rajonit të veprojnë

15
0

Kryetari i Këshillit Evropian, Charles Michel thotë në samitin e Komunitetit Politik Evropian në Granada, mund të ketë takime joformale të liderëve të BE-së dhe të Ballkanit Perëndimor për situatën në Kosovë. Ai tha se shpresonte se takimet në margjinat e samitit të Granadës do të ndihmonin në zgjidhjen e çështjes.

“Ne po bashkëpunojmë ngushtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO-n për të përcjellë një mesazh të qartë se nuk ka kohë për kriza dhe turbulenca të reja. Tani është koha për të shfrytëzuar shansin për përparim drejt BE-së. Ekziston një mundësi e hapur për një përparim më të shpejtë të rajonit drejt BE-së” dhe vuri në dukje se Beogradi dhe Prishtina duhet të zgjidhin mosmarrëveshjet e tyre të ndërsjella për të përfituar nga kjo gjë. Për përparimin e Ballkanit Perëndimor, sundimi i ligjit dhe reformat ekonomike janë të nevojshme, por e rëndësishme është që të zgjidhen mosmarrëveshjet dypalëshe, jo vetëm ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Shpresoj që liderët e rajonit të kuptojnë se ekziston një mundësi që duhet përdorur”, tha Michel.

Të enjten në Granada, Spanjë do të mbahet samiti i tretë i komunitetit politik evropian, ku liderët e 44 vendeve, nga Islanda deri në Azerbajxhan, do të diskutojnë sigurinë, energjinë dhe çështje të tjera me interes për të gjithë kontinentin. I pranishëm do të jetë edhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiç.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit