Home Sporti Milani ngec n...

Milani ngec në transfertën ndaj Sassuolos, barazim spektakolar

19
0

Milani nuk ka mundur të shkojë më shumë se një barazim 3-3 në duelin javës së 32-të të Serie A ndaj Sassuolos. Vendasit e nisën në mënyrë fantastike ndeshjen duke shënuar dy gola. Në minutën e 4-t me Pinamonti-n dhe në minutën e 10-të me Lauriente.

Në minutën e 20-të, Milani me Leao gjeti golin me një super goditje dhe rihapi këtë takim. Në fillimin e pjesës së dytë, Sassuolo realizoi golin e tretë me Lauriente-n, duke ua bërë shumë të vështirë këtë takim “kuqezinjve”.

Vetëm gjashtë minuta më pas Jovic shënoi golin e dytë për Milanin.  Okafor i në minutën e 84-t, i dhuroi barazimin Milan-it. Pas kësaj përballjeje, Sassuolo renditet në vend të 19-të me 26 pikë, teksa Milan në vend të dytë me 69 pikë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit