Home Aktualitet Ministri Ball...

Ministri Balla me homologun Piantedosi: Model italian për menaxhimin e pronave të konfiskuara nga grupet kri*inale

13
0

Modeli i mirëmenaxhimit të pronave të konfiskuara me burim kriminal që po aplikon shteti italian, do të ndiqet edhe nga Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (AAPSK). Kjo është dakordësuar gjatë takimit që u zhvillua sot në Romë, mes ministrit të Brendshëm Taulant Balla dhe homologut italian, Matteo Piantedosi.

“Pjesë e diskutimit ka qenë edhe qasja e re, sa i përket Agjencisë së trajtimit të pronave të sekuestruara dhe të konfiskuara. Italia ka një eksperiencë të vyer sa i përket trajtimit të pronave të sekuestruara dhe të konfiskuara, kryesisht pronave që kanë qenë dikur në pronësi të grupeve kriminale apo të mafies italiane. Në këtë aspekt kemi dakordësuar me ministrin Piantedosi që eksperiencën italiane të mund ta përdorim edhe në mënyrën sesi do t’i qasemi pronave që po sekuestrohen dhe konfiskohen nga grupet kriminale apo nga veprimtari të tjera korruptive”, deklaroi për mediat pas takimit ministri Balla.

Dy ministrat e Brendshëm kanë dakordësuar gjithashtu forcimin e bashkëpunimit ndërmjet policive. “Brenda pak ditësh do të mblidhet në Tiranë grupi teknik për të detajuar gjithçka kemi dakordësuar midis dy ministrave sot, të cilat do t’i përmblidhja në fushën e luftës kundër krimit të organizuar; kemi zhvilluar së bashku me policinë italiane 14 operacione të rëndësishme në luftën kundër krimit të organizuar, kryesisht në goditjen e grupeve kriminale dhe rrjeteve të shpërndarjes së lëndëve narkotike dhe të trafikut të lëndëve narkotike. Kemi operacione të përbashkëta jo vetëm në Shqipëri dhe Itali, por kemi pasur një operacion të rëndësishëm, edhe në vende të tjera ku për Policinë e Shtetit shqiptar dhe agjencitë tona ligjzbatuese, është më e vështirë për të mbërritur”, shtoi Balla.

Gjatë takimit, ministri i Brendshëm shqiptar kërkoi anëtarësimin me status të asociuar ose si vëzhgues, të Policisë Rrugore Shqiptare në Shoqatën e Policive Rrugore Europiane, për të përfituar nga përvoja e tyre. I shoqëruar edhe nga drejtuesit e Policive bregdetare të Durrësit dhe Vlorës, Balla tha se synimi është rritja e sigurisë në brigjet tona, në luftën kundër trafiqeve, por edhe për të garantuar që çdo pushues t’i bëjë pushimet i qetë dhe pa u shqetësuar nga keqpërdorimi i mjeteve ujore.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit