Home Aktualitet Ministri i Br...

Ministri i Brendshëm: Dënime të ashpra për ata që vënë zjarre me dashje

8
0

Ministri i Brendshëm Taulant Balla, në një fjalim në parlament, tha se duhen dënime më të ashpra për ata që vendosin zjarre me dashje.

“Do kërkoj ligj për mbrojtjen nga zjarri. Shkohet deri aty sa iu jepet ngjyrim politik arrestimeve për zjarrvënie. Na duhet ligj më i ashpër për ata që vënë zjarre me dashje.

Edhe për zjarrin e Pishporos kemi pasur disa arrestime dhe dyshimet e mia janë se autorët janë pronarë tokash në atë zonë, që iu gënjen mendja se duke ia vënë zjarri zonës së mbrojtur, do kenë shpresë që do marrin ndonjë leje aty. Do bëjmë kërkesë për zjarrvënie të ketë dënime të ashpra. Falë kësaj mazhorance, ne do çojmë përpara këto nisma ligjore, tepër të rëndësishme për vendin”, deklaroi Balla.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit