Home Aktualitet Ministri i ri...

Ministri i ri i Brendshëm, Hajdarmataj: Balla është strumbullari i ngjarjes së Fushë-Krujës

49
0

Eksperti i sigurisë, Arben Hajdarmataj flet në lidhje me ndryshimet me të fundit në qeveri, me emërimin e Taulant Ballës si ministër i Brendshëm, duke i zënë vendin në këtë mënyrë Bledi Çuçit. Sipas Hajdarmatajt, emërimi i Ballës nuk ka sjellë ndonjë risi, ndërsa shton se e ka parë si një lëvizje të kalkuluar të Ramës, deri diku për të qetësuar edhe tensionet brenda partisë së tij.

Z. Hajdarmataj patëm një sërë ngjarjesh këtë javë, sa i përket një ndryshimi në qeveri të ministrit të Brendshëm, ku Taulant Balla i zuri vendin Bledi Çuçit, fill pas ngjarjes së rëndë të dhunës në Fushë-Krujë. Ju si e patë këtë lëvizje?

Faktikisht po ta shikosh me qetësi dhe vëmendje, ndoshta strumbullari i ngjarjes në Fushë-Krujë, apo një nga autorët është edhe vetë Balla, duke u bazuar tek akuzat që i ka bërë një ish-punonjës policie, po për fisin Rraja, në të cilin edhe vetë Balla ka qenë pjesë e akuzës së këtij ish-efektivi të policisë, që tani ndodhet në azil në Zvicër, i cili në dëshmitë e tij ka thënë që është kërcënuar në prezencën edhe të Taulant Ballës, si kryetar i Grupit Parlamentar të PS-së.

Po për të njëjtin fis, apo grup, që ushtronte një aktivitet ekonomik, ai veprim që u pa nga gjithë shqiptarët, ishte një akt kriminal, që falë zoti përfundoi vetëm me lëndime, dhe jo me viktima të mundshme.

Dhe vijmë tani në lëvizjen e z.Rama, i cili heq nga detyra z. Çuçi për të emëruar Ballën. Ky padyshim që është një akt politik. Rama e zgjedhe si kalkulim ndoshta për të ulur edhe tensionet brenda partisë së vet. Unë mendoj se nuk ka sjellë ndonjë risi emërimi i Taulant Ballës si ministër i Brendshëm.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit