Home Aktualitet Ministrja Ani...

Ministrja Anila Denaj: Austria është një partner strategjik i Shqipërisë në zhvillimin e bujqësisë

20
0

Austria do të jetë një partner i rëndësishëm strategjik në zhvillimin e mëtejshëm të sektorit të bujqësisë shqiptare dhe kjo u garantua gjatë takimit në Vjenë, të ministres së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Anila Denaj me ministrin e Bujqësisë të Austrisë, Norbert Totsxhing.

”Në rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE-së, bashkëpunimi me partnerët Europian dhe përfitimi i asistencës së tyre në proceset përafruese është shumë i rëndësishëm për vendin tonë”,-tha Denaj.

Ministrja bëri të ditur se në takim u dakordësua për rritjen e bashkëpunimit në sektorë si agroturizmi elitar, bujqësia organike dhe arsimi profesional.

“Shqipëria do të përfitojë nga eksperienca austriake me shkollat e mesme profesionale, duke synuar përmirësimin e cilësisë së trajnimit në bujqësi, për ekspertë më të specializuar dhe të përgatitur për sfidat e sektorit bujqësor në të ardhmen”, bëri të ditur Denaj

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit