Home Aktualitet Ministrja Man...

Ministrja Manastirliu: Mbështetje me bursa për 3600 nxënës të arsimit parauniversitar

52
0

”Me buxhetin 2024, mbi 3600 nxënës të familjeve në nevojë do të mbështeten me bursa në arsimin parauniversitar”,-tha ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu, gjatë vizitës në shkollën e re 9-vjeçare “Lidhja e Prizrenit” në Paskuqan. Shkolla e re sapo ka hapur dyert pas rindërtimit të plotë, të financuar nga qeveria me një mjedis mësimor bashkëkohor, i cili do të jetë në shërbim të mbi 600 nxënësve dhe mësuesve.

Manastirliu bëri me dije edhe fillimin e një programi të ri pilot, që do të ndihmojë në rritjen e nivelit të dijeve dhe njohurive për nxënësit me rezultate jo të larta, nëpërmjet mësuesve të përforcimit.

“Ne jemi duke nisur një program të ri, programin e përforicmit dhe të dispozicionit në shkolla, i cili do të pilotohet në 30 shkolla në të gjithë vendin. do të jenë më shumë se 80 mësues, të cilët do të angazhohen në territor dhe do të kenë mundësi të mbështesin nxënësit që kanë rezultate jo të larta, nëpërmjet programit të përforcimit”,-tha ministrja e Arsimit dhe Sportit gjatë vizitës në shkollën e re “Lidhja e Prizrenit”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit