Home Aktualitet Ministrja Man...

Ministrja Manja pret ambasadorin e BE në Tiranë: Mora mbështetje në luftën kundër korrupsionit

16
0

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja priti sot në takim ambasadorin e ri të BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato ndërsa folën për sfidat dhe pritshmëritë e publikut nga drejtësia e re. Përmes një postimi në rrjete sociale Manja thekson se me ambasadorin Gonzato u fol “mbi e hapat e ndërmarrë dhe ato që kemi në agjendë për luftën kundër korrupsionit”.

“Si përherë, në këto sfidat tonat, do të kërkojmë të mbështetemi nga ekspertiza më e mirë e BE-së”, theksoi Manja. Ata takuan edhe skuadrën e zv/ministres Adea Pirdeni, të cilët punuan për kapitullin 23 “Gjyqësori dhe të Drejtat themelore”.

“Në përcjellje, një surprizë e këndshme qe takimi me skuadrën e mrekullueshme të Adeas, të gjithë kolegët e Ministrisë së Drejtësisë si institucion lider për Kapitullin 23 “Gjyqësori dhe të Drejtat themelore” pas përmbylljes së suksesshme të procesit të shqyrtimit analitik të legjislacionit me BE-në (screening)”, u shpreh Manja.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit