Home Aktualitet Miratimi i bu...

Miratimi i buxhetit për 5 minuta, Shalsi: Situatë jo normale, por nuk jemi në krizë Parlamentare

21
0

Miratimi i buxhetit të vitit 2024 për 5 minuta dhe pa diskutime, për kryetarin e Komisionit të Ekonomisë, deputetin Eduard Shalsin nuk janë arsye për ta cilësuar Parlamentin, si një institucion në krizë politikë. Ai e cilëson këtë situatë jo normale, për shkak të aksionit të opozitës, që sipas socialistit, do të shkojë drejt dështimit.

”Nuk është një instrument normal, p-or në këto kohëra anormale për shkak të opozitës e gjetëm si zgjidhje për të vijuar pasi qytetarët presin buxhetin. Buxheti i Shtetit duhej miratuar, duhet çelur sa më parë për të vijuar me projektet.

Thashë është një aksion i imponuar nga opozita. Aksion është një fjalë shumë e bukur në fakt, duke parë edhe skenat e shëmtuar të parlamentit. Nuk ka bllokime ligjesh, nuk ka bllokim buxheti, pra nuk ka një krizë parlamentare.

Kemi një përpjekje për të shkaktuar një krizë parlamentare, thjesht dhe vetëm për të mbrojtur një individ, që në 30 vjet është mesa duket e vetmja alternativë e Partisë Demokratike. Nëse do të ishim në opozitë tani, kjo do të ishte gjëja e fundit që do ti kishim lejuar vetes të bënim. Pse? Sepse është një rrugë tashmë e provuar që nuk të çon as gjëkundi”,-tha në ”A2cnn”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit