Home Aktualitet Monika Kryema...

Monika Kryemadhi: Kemi sjellë fakte për korrupsionin në inceneratorin e Tiranës

69
0

Monika Kryemadhi ka reaguar këtë të hënë mbi çështjen e inceneratorit të Tiranës, ndërsa kujtoi se Partia e Lirisë ka denoncuar prej kohësh pa kompromis korrupsionin.

“Pse duhet të merret i pandehur Erion Veliaj për inceneratorin e Tiranës. Kështu u titullua videoja ime e postuar në 27 korrik 2022. Ua sjell si rikujtesë sot, që frytet e punës tonë të palodhur, për të denoncuar pa kompromis korrupsionin, nuk u mbytën dot as nga koha e madhe që ka kaluar, e as nga komisionet false që bashkëqeverisësit e 17 majit orkestruan për t’i hedhur hi syve shqiptarëve”, u shpreh Kryemadhi.

Ajo theksoi se “shkresat që sot qarkullojnë në media, mbi rolin e Erion Veliajt në procedurën e inceneratorit të Tiranës, ne i kemi denoncuar që në momentin e parë që kam dorëzuar kallëzimin penal”.

“Atëherë këto medie dhe figura publike nuk e shikonin të volitshme t’i konsideronin të rëndësishme zbulimet tona. Ndoshta prisnin nga do të frynte era, apo nëse SPAK do të pranonte ndonjë përqindje në bashkëpunim. Pak rëndësi ka tani që dominotë kanë filluar të bien”, u shpreh ajo.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit