Home ShowBiz Morena Taraku...

Morena Taraku nis një romancë me këngëtarin turk

370
0

Këngëtarja Morena Taraku ka pushtuar kryetitujt e mediave rozë të Turqisë, ndërsa po përflitet se ka nisur një lidhje me këngëtarin e njohur turk, Berdan Mardini.

Në lajmet që qarkullojnë në mediat prestigjoze turke shkruhet se dyshja janë fqinj në Stamboll dhe frekuentohen me njëri tjetrin prej disa kohës tashmë.

Këngëtari Mardini i ka dhënë fund martesës prej 10 vjetësh me Fatos Yelller në muajin mars të këtij viti, me të cilën kishte dy fëmijë, ndërkohë që siç duket ai tashmë është i lumtur në krahët e Morena Tarakut!

Vetë këngëtari e ka konfirmuar se është në një lidhje, por pa specifikuar nëse bëhet fjalë për ish-Miss-in kosovar.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Showbizi

Më shumë nga Showbiz

Lajmet e Fundit

Te Fundit