Home Sporti “Mos u habisn...

“Mos u habisni nëse shqiptarët ju hedhin domate dhe portokall”, ish-trajneri çek i Skënderbeut tregon përvojën në Shqipëri

48
0

Stanislav Levy ka qenë në drejtim të Skënderbeut dhe Flamurtarit në Shqipëri, disa vite më parë, ndërsa tani trajneri çek po jep disa informacione në vendin e tij për t’u njohur më shumë me Shqipërinë.

“Jo shumë kohë pas ardhjes sime në Shqipëri, mora edhe një ofertë për të drejtuar kombëtaren shqiptare në të njëjtën kohë. Por presidentit të klubit nuk i pëlqeu kombinimi i funksioneve, ndaj nuk e pëlqeu.

Ka një eufori të madhe futbolli në vend. Ata ndjejnë një shans të madh për të kaluar sërish në EURO. Nga ana tjetër, mund të jetë edhe kundër produktive për ta nëse ka shumë presion mbi ekipin. Lojtarët tanë kanë përvojë të mjaftueshme për të mos dalë nga shinat. Do të duhet të tregojmë guxim dhe vetëbesim. Kjo mund të befasojë shqiptarët, edhe pse ata janë gjithashtu shumë me përvojë.

Mund të ndodhë që edhe një domate ose një portokall të fluturojë në fushë, duhet ta heqësh qafe atë. Një herë më goditën me gur në Shqipëri. Ne fituam në trabsferë dhe teksa po jepja intervistë, tifozët vendas nuk duruan dhe më goditën. Kështu e mbylla intervistën dhe u largova.

Më pas kemi luajtur një tjetër ndeshje në Shqipëri, kundër Kastriotit dhe dikush zbrazi një gëzhojë kallashnikovi në ajër para ndeshje në stadium. Më pas u zbuluar se ai person ishte i droguar. Para kësaj, trajneri i portierëve e hodhi në tokë asistentin Zdenek Becka. Në fillim nuk e kuptova pse po ziheshin, më pas kuptova se po e mbronte nga e shtëna”, tha Levy.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit