Home Kronike Mosmarrëveshj...

Mosmarrëveshjet me vëllain tentoi që t’i zgjidhte me plumba në plazh: Çfarë do që ke ardhur?

175
0

Situata në zonën e Radhimës në plazhin “Bora-Bora” në pronësi të Eduard Kondit, është normalizuar, edhe pse aty një ditë më parë në sy të pushuesëve u përdor një armë zjarri. Prej dy ditësh vëllai i tij, Benjamini ishte kthyer nga Anglia, ndërsa për shkak të konfliktit të mëparshëm Eduardi qëlloi disa herë në ajër dhe u largua me vrap.

Diën e parë Benjamini kishte shkuar në lokal për të konsumuar diçka. Ai kishte shkuar sërish edhe ditën e djeshme, por kjo siç duket ka shqetësuar vëllain e tij Eduardin, i cili kur e ka parë i është drejtuar me fjalët “Çfarë do këtu që ke ardhur”. Më pas ka hequr syzet dhe ka nxjerrë pistoletën duke qëlluar në ajër disa here.

Policia ka arrestuar Eduardin. Shkak janë bërë mosmarrëveshjet e mëparshme të viteve të kaluara që dy vëllezërit kanë pasur me njëri-tjetrin.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit