Home KRYESORE Po vjen moti ...

Po vjen moti i keq në Shqipëri, ministri Mbrojtjes thirrje qytetarëve: Ndiqni këshillat e shtabeve të emergjencave

236
0

Nisur nga moti i acartë që pritet që të mbërthejë vendin, ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi i bën thirrje qytetarëve që të ndjekin këshillat e shtabeve të emergjencave. ”Kulmi i temperaturave të ulta pritet të jetë ditën e hënë. Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile është në gatishmëri dhe në kontakt të vazhdueshëm me të gjitha njësitë vendore”.

Postimi i plotë i ministrit të Mbrojtjes:

Meteorologët raportojnë se ditët në vazhdim temperaturat në Shqipëri mund të të zbresin deri në -18 gradë Celsius në zona si Bulqiza apo Puka, ndërsa termometri në Tiranë pritet të zbresë deri në -8 gradë Celsius, afër zeros edhe në zonat bregdetare si Durrësi, ndërsa në Vlorë priten temperatura deri në -1 gradë Celsius.

Kulmi i temperaturave të ulta pritet të jetë ditën e hënë. Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile është në gatishmëri dhe në kontakt të vazhdueshëm me të gjitha njësitë vendore.

Ministria e Mbrojtjes apelon qytetarët, veçanërisht ata në zonat e thella, të ndjekin këshillat e shtabeve të emergjencave në bashkitë e tyre për të shmangur situata të rënda.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit