Home Aktualitet Moti i keq, O...

Moti i keq, OSSH: Janë marrë masat për menaxhimin e situatës

29
0

OSSH ka bërë një njoftim lidhur me dy ditët e ardhshme ku vnedi do të përfshihet nga moti i keq. Nisur nga parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme, ku parashikohen reshje, erë e fortë dhe shkarkime atmosferike, Operatori i Sistemit të Shpërndarjes ka marrë masat e nevojshme për menaxhimin e situatës që mund të krijohet në rrjetin elektrik.

Bazuar në planin e masave, janë ngritur grupe pune që do të jenë në gatishmëri të plotë për riparimin e defekteve në kohë reale dhe rikthimin e energjisë sa më shpejt tek abonentët. Nga ana e drejtorive rajonale të OSSH, janë plotësuar nevojat me bazën e duhur materiale, ndërsa në terren do të jenë të angazhuar rreth 1100 punonjës të organizuar në 220 brigada me 134 mjete transporti në dispozicion për riparimin e defekteve dhe furnizimin normal të konsumatorëve me energji elektrike.

Theksojmë se, grupet e gatishmërisë po monitorojnë 24 orë pa ndërprerje pikat strategjikë të furnizimit me energji elektrike, si dhe institucionet me rëndësi të veçantë, sidomos spitalet, hidrovorët dhe abonentët pa përjashtim.

OSSH kërkon mirëkuptimin e abonentëve për problemet me furnizimin me energji që mund të shfaqen gjatë këtyre ditëve, por garanton se impenjimi i punonjësve tanë do të jetë maksimal për eliminimin e çdo avarie në rrjet dhe rikthimin e energjisë elektrike tek të gjithë abonentët. Për çdo problem me defekt në rrjetin elektrik, abonentët mund të kërkojnë informacion në numrat tanë të kontakteve sipas rajoneve.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit