Home ShowBiz Motra e Luiz ...

Motra e Luiz Ejllit ndan “amanetin” e babit të tyre të ndjerë: Babi ëndrra jote u bë realitet

1091
0

Në krishtlindje të vitit 2020, këngëtari Luiz Ejlli ka humbur babain. Tashmë që ëshë një ndër personazhet më të bujshëm të momentit, si banor i “Big Brother VIP”, Luizi e ka bërë të atin shpesh herë pjesë të bisedave në shtëpinë e famshme, e madje edhe është përlotur për të.

Motra e Luiz Ejllit, ka postuar një foto të të atit të tyre të ndjerë.Teksa foton e ka postuar në rrjetet sociale, Ina ka shkruar krahas saj edhe një mesazh prekës.

Ndër të tjera ajo shkruan se tashmë ëndrra që ai kishte për të birin, është bërë tani realitet.

“Babi… Endrra jote që kishe për Luizin u realizua tashmë. Ti kishe ëndërr që ta njihnin Luizin të gjithë anembanë Shqipërisë, prej talentit të tij të muzikës. Pas 2 vitesh e 3 muaj ajo ëndërr që kishe për të, u realizua por ti nuk je pranë tij. Nuk je për ta mbështetur dhe të shikosh se sa shumë e duan Luizin. Por jam e bindur që t’i po lutesh për në nga qielli. Jam e bindur që ti tashmë dëshirën e zjarrtë që kishe për Luizin tu ka plotësuar. Të duam, dhe shpirti yt u prehftë në paqe”, shkruan ajo.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Sister of Luiz Ejlli (@inaejlli)

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Showbizi

Më shumë nga Showbiz

Lajmet e Fundit

Te Fundit