Home Sporti Mount i sinqe...

Mount i sinqertë: U surprizova nga penalltia, kartoni i kuq për Tomorin nuk ishte!

117
0

Masoun Mount ishte protagonist mbrëmjen e djeshme duke fituar një penallti, por që do t’i kushtonte Milanit dhe kartonin e kuq për Tomorin. Duke folur pas ndeshjes lojtari i Chelsea-t e ka pranuar se ndëshkimi me karton të kuq ishte i ekzagjeruar.

“Tomori ka qenë një shok skuadre, e njoh prej kohësh. Më vjen keq për të. Ndoshta kartoni i kuq nuk ishte. A ishte penallti? Ndoshta po. Unë jam një futbollist i ndershëm, doja që të provoja që të shënoja deri në fund, por ai më preku pas, por më vjen keq për të në këtë situatë. Ishte e vështirë.

E ndjeva që po më godiste nga pas dhe po vrapoja drejt portës, nuk u rrëzova dhe kërkova deri në fund që të kisha mundësinë për të shënuar. Mbeta pak i shokuar sepse e kisha kaluar dhe po provoja të shënoja. Ishte e vështirë të jepje të kuq në atë rast”, deklaroi me sinqeritet sulmuesi amerikan i Chelsea-t. /R.Lika-Koha Jonë/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit