Home Sporti Mourinho i su...

Mourinho i sugjeroi largimin, por Zaniolo renditet i pesti për faulle të pësuar në Seria A

106
0

Jose Mourinho së fundmi dha një intervistë shumë interesante duke i sugjeruar futbollistit të tij, Zaniolo që është më mirë të largohet nga Seria A për shkak të faulleve të shumtë që pëson. Strategu portugez u shfaq i mërzitur për shkak të ndërhyrjeve të shumta ndaj tij në ndeshjen e humbur 1-0 ndaj Bolognës.  Gjithsesi në fakt statistikat nuk i japin të drejtë, pasi talenti italian është i pesti në renditjen e futbollistëve që pësojnë më shumë faulla në Seria A.

Zaniolo (Roma) – 30 faulle (i aktivizuar 910 minuta), pëson faull çdo 30 minuta

Davide Frattesi (Sassuolo) – 31 faulle të pësuar. I aktivizuar në 1240 minuta. Pëson ndërhyrje të gabuara në çdo 40 minuta

Mattias Svanberg (Bologna) – 33 faulle të pësuar. I aktivizuar në 1108 minuta. Në çdo 33 minuta pëson faull.

Federico Bonazzoli (Torino) – 33 faulle të pësuar. Ka luajtur deri më tani 824 minuta. Pëson ndërhyrje të gabuar në çdo 25 minuta.

Dusan Vlahovic (Fiorentina) – 41 faulle të pësuar. Ka luajtur plotë 1340 minuta me ekipin vjollcë, duke pësuar ndërhyrje të gabuara në çdo 32 minuta lojë.

/Rozalb Lika-Koha Jonë/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit