Home Aktualitet Naftëtarët e ...

Naftëtarët e Ballshit mblidhen para uzinës: Të flasë edhe opozita, vijnë vetëm për vota

21
0

Naftëtarët e uzinës së përpunimit të naftës në Ballsh janë mbledhur sot në një tubim para uzinës ku kërkojnë që të shihet situata e tyre.

Teksa ka kaluar një vit që nga protestat, naftëtarët theksojnë se ndonëse paga e 12 është marrë nga ata ende nuk është dhënë asnjë vendim nga kryeministri Edi Rama në lidhje me fatin e tyre.

Kryetari i Sindikatës së naftëtarëve, Sokol Dautaj i bëri thirrje dhe deputetëve të opozitës që të flasë për këtë çështje, ndërsa theksoi se kujtohen vetëm kur ka zgjedhje.

Ende nuk ka nje përgjigje për fatin e uzinës. Ka kaluar nje vit. Paga e 12 është dhënë. Nuk ka asnjë vendim nga zoti kryeministër. Kishim shpresuar për një zgjidhje në kohe të shkurtër. Nuk kemi pasur kontakte me askënd edhe pse shpresonim zgjidhje në kohe të shkurtër. Paralel me rifilllimin e punes eshte edhe gjyqi që ne e kemi çuar në SPAK ne tetorin e vitit te kaluar, pranë krimit ekonomik dhe ne prokurorinë e Fierit. Janë rreth 340 vetë me gjyq dhe ndoshta duan që ky gjyq të shtyhet. Ne jemi me opsionin e rifillimit të punës të edhe pse është hedhur te edhe ideja e demontimit.

Duhet të flasin edhe deputetet e opozitës. Kur vijnë për vota sulen tek naftëtarët. Shpresojmë të ketë zgjidhje sa me pare se veç rafinerise nuk ka asnjë mundësi tjetër”, tha Dautaj.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit