Home Sporti Nagelsmann: L...

Nagelsmann: Lewandowski e meritonte Topin e Artë, duhet ta kthejë zhgënjimin në energji pozitive!

63
0

Bayerni do të ketë nesër një duel direkt ndaj Dortmundit në “Signal Iduna Park”. Julian Nagelsmann në konferencën për shtyp para ndeshjes u ndal edhe te ceremonia e “Topit të Artë”, një çmim që nuk u fitua nga sulmuesi Robert Lewandowski.

“Robert nuk duket i acaruar pse nuk fitoi Topin e Artë, edhe pse mendoj se të dhemb pak. Në sytë e mi do ta kishte merituar fitimin e çmimit prestigjioz, por ai është profesionist ekzemplar.

Unë mendoj se ai do të marrë energji të reja dhe do të vazhdojë të shënojë shumë gola. Robert do të ketë shanse të fitojë sërish në të ardhmen Topin e Artë. Nga një aspekt, unë theksoj se është shumë e rëndësishme ta shndërrojmë këtë zhgënjim në energji pozitive”, deklaroi strategu i ekipit bavarez.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit